Medizin Preloader

Lajme

Lajme

Çfarë janë Liposomet

Një liposom është një fluskë mikroskopike, e cila përbëhet nga uji në qendër dhe një fosfolifid – i njëjti material nga i cili përbëhen membranat e qelizave tona. Këto fluska lidhen me një molekulë, si me vitaminën C, të cilën duam që trupi ynë ta thithë me lehtësi (me efikasitet të lart).

Ngaqë përthithen me lehtësi në zorrë, liposomet janë materiali ideal për përthithjen maksimale të lëndëve ushqyese, suplementeve dhe mjekimeve në trup. Ndërkohë substancat shtesë në fluskën e ujit (vitaminat, mineralet) përthithen gjithashtu mirë.

Me llojet e tjera të suplementeve ushqimore, lëndët ushqyese pakësohen shumë nga enzimat në gojë dhe stomak, enzimat tretëse, kripërat e tëmthit dhe flora e zorrës para se të arrijnë për tretje në mëlçi dhe të vihen në dispozicion të trupit.

Zbulimi

Fjala liposom rrjedh nga dy fjalë greke: lipos (“yndyrë”) dhe soma (“trup”); janë emëruar kështu sepse përbërja e tyre është kryesisht fosfolipidike.

Liposomet u përshkruan për herë të parë nga hematologu britanik Alec D. Bangham në vitin 1961 (publikuar më 1964), në Institutin Babraham, në Cambridge (Angli). Ato u zbuluan kur Bangham dhe R. W. Horne po testonin mikroskopin e ri elektronik të Institutit duke shtuar njolla negative në fosfolipidet e thara. Ngjashmëria me plazmalen qelizore humane ishte e dukshme, dhe fotografitë e mikroskopit shërbyen si provat e para për membranën qelizore që ishte një strukturë lipidike me dy shtresore.

Shtesa dietike dhe ushqyese

Deri në kohët e fundit, përdorimet klinike të liposomeve kishin të bëjnë për shpërndarjen e barnave në cakun e targetuar të organizmit, por aplikime të reja për shpërndarjen orale të disa suplementeve dietike dhe ushqyese janë në zhvillim e siper. 

Ky aplikim i ri i liposomeve është pjesërisht për shkak të niveleve të ulëta të absorbimit dhe bio-disponueshmërisë së tabletave dhe kapsulave dietike dhe ushqyese tradicionale orale. Biodisponueshmëria e ulët orale dhe absorbimi i shumë lëndëve ushqyese është e dokumentuar klinikisht. 

Prandaj, kapsulimi natyror i lëndëve ushqyese lipofile dhe hidrofile brenda liposomeve do jetë një metodë efektive për të anashkaluar elementët shkatërrues të sistemit gastrik duke lejuar që lënda ushqyese e kapsuluar të shpërndahet në mënyrë efikase në qeliza dhe inde.

Ngjajshmëria ndërmjet Liposomet dhe qelizave humane
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
  • Attributes
  • Custom attributes
  • Custom fields
Compare
0
    0
    Shporta juaj
    Zbraze Shportën