PARASOFTIN peeling çorape
€ 8.00
Parasoftin piling çorape janë zgjidhja më inovative për kujdesin e lëkurës dhe kujdesit të shputave të këmbëve
Përbërësit e parasoftin depërtojnë dhe zbusin shtresën e ashpërsuar të epidermës së këmbëve duke kryer piling (grryerje) dhe duke mënjanuar kallot. Acidet AHA/BHA në mënyrë efikase zbusin lëkurën në thellësi dhe nxisin rigjenerimin e lëkurës.
Kompleksi i ekstrakteve bimore si kaktusi, dardha, limoni, rrushi dhe ananasi por dhe urea dhe analtonina hidratojnë lëkurën e thatë dhe ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, do e zbusin atë dhe qetësojne.
Përbërësit e produktit janë përzgjedhur me kujdes dhe vëmëndje në atë mënyrë që të sigurohet hidratim intensiv i këmbëve, duke i dhënë atyre pamje të lëmuar, të rregullt dhe të butë
Origjina: Poloni
Description
Përbërësit e parasoftin depërtojnë dhe zbusin shtresën e ashpërsuar të epidermës së këmbëve tuaja, duke kryer kështu piling (grryerje) dhe duke mënjanuar kallot.
Acidet AHA/BHA (Alpha hydroxy acid dhe Beta hydroxy acid) në mënyrë efikase ekfsoljojnë lëkurën në thellësi dhe nxisin rigjenerimin e lëkurës.
Rezultatet e para të eleminimit të shtresave të ashpra të epidermës janë të dukshme deri në 7 ditë nga momenti i aplikimit te parë të produktit.
Një pamje e rregullt e shputave të këmbëve mund të pritet deri në pas 2 deri në 3 javësh.
- Kompleksi i ekstrakteve bimore si Kaktusi, Dardha, Limoni, Rrushi dhe Ananasi por dhe Urea dhe Analtonina hidratojnë lëkurën e thatë dhe ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, duke e zbutur dhe qetësuar atë.
- Përbërësit e produktit janë përzgjedhur me kujdes dhe vëmëndje në atë mënyrë që të sigurohet hidratim intensiv i këmbëve, duke i dhënë lëkurës pamje të lëmuar, të rregullt dhe të butë.
Kushtet për përdorim:
- Personat deri nën moshën 16 vjeç nuk duhet ta përdorin.
- Nuk duhet të përdoret në pacientë me diabet, myk apo ekzemë.
- Shmangni kontaktin me sytë dhe mukozën. Në rast kontakti me sytë dhe mukozën, shpëlani me sasi të madhe të ujit.
- Në rast të acarimit, irritimit në formë të pickimit apo djegies, kruarjes apo skuqjes në vendin e aplimit, ndërpriteni përdorimin e produktit.
- Nuk duhet përdorur në thonj të lyer me ngjyrë (thonj klasik, akrilik/hybrid, të ngjitur).
Procedura e aplikimit:
- Largoni ngjyrën e lyer nga thonjt dhe bizhuteritë nga këmbët dhe nyjatpara aplikimit.
- Priteni me kujdes paketimin e lëngut dhe përhapeni atë në mënyrë të barabartë nëpër çorape.
- Vishini çorapet dhe mbajini ato për 60-90 minuta. Për lehtësi dhe komoditet, vishni çorapet e holla sipër.
- Shpëlani tërësisht këmbët me ujë dhe sapun pas aplikimit
Paralajmërim:
- Produkti është i dedikuar posaçërisht për aplikim në këmbë. Nuk duhet aplikuar në pjesët e tjera të trupit. Përdoreni produktin menjëherë pas hapjes së paketimit. Hidheni produktin pas aplikimit. Produkti është i dedikuar për vetëm një aplikim. Produkti duhet përdorur sipas udhëzimit.
- Sipas nevojës, proçedura mund të përsëritet pas 30 ditësh dhe aplikimi I parë dhe jo më herët. Përdorimi në lëkurë të irrituar, të ndjeshme apo lëkurë të dëmtuar duhet të shmanget. Mos e përdorni nëse jeni të ndjeshëm në ndonjerin prej përbërësve të produktit.
Para aplikimit, vendosni një sasi të vogël substancës në lëkurë për të eleminuar mundësinë e reaksionit alergjik. Në rast se paraqitet ndonjë reaksion në formë irritimi, kruarje apo skuqje në lëkurë, përdorimi dhe aplikimi I produktit duhet të ndërpritet. Produkti duhet të ruhet në pakëtimin original në temperaturë dhome, larg dritës dhe nxehtësisë. Të ruhet larg kontaktit me fëmijët.